Kontabilisti im Kontakt

10 €/muaj deri në 5 përdorues · pa kufi punëtorësh

Pagat, faturat dhe arka — të mbyllura brenda një pasditeje.

Fotografo faturën dhe shifrat lexohen vetë. Paga llogaritet sipas shkallëve të ATK-së dhe Trustit, me CSV-në gati për bankë. Arka thotë saktësisht sa kesh duhet tërhequr. Pa kufi punëtorësh — çmimi varet vetëm nga sa veta kyçen.

Pa telefonatë shitjeje, pa demo të detyrueshme, pa kartelë krediti. Çmimi është në faqe: shiko çmimet.

Për kë është

Kompanitë e vogla nuk kanë nevojë për ERP

Programet e mëdha shitën me modul për çdo gjë: pikë shitje, mjete themelore, magazinë, kontabilitet i plotë. Një kompani me tre punëtorë i paguan të gjitha e i përdor tri. Ky program bën vetëm punët që pronari i një kompanie të vogël i ka çdo muaj.

Ekipi me role të ndara

Pronari, administratori dhe kontabilisti kyçen secili me llogarinë e vet dhe shohin atë që roli i lejon. Punëtorët në listën e pagave numërohen sa të duash — çmimi ndjek vetëm llogaritë që kyçen.

Pronari që i bën vetë

Fatura fotografohet atje ku merret, jo në fund të muajit nga një qese letrash. Pagesa kesh shënohet në momentin që bëhet.

Kush shet shërbime me orë

Orët hyjnë, fatura del me çmimin e orës, dhe kostoja e vërtetë e punëtorit (bruto plus pensioni i punëdhënësit) del veç neto-s.

Çka bën

Gjashtë punë, të bëra si duhet

Fatura nga fotografia

Fotografo faturën e furnitorit dhe lexohen furnitori, NUI-ja, numri i faturës, data, TVSH-ja dhe totali. Leximi bëhet në serverin tonë, pa shërbime të jashtme — të dhënat e faturave nuk shkojnë kurrë te palë e tretë.

Paga sipas ATK-së

Neto ↔ bruto me tri shkallët tatimore (0 %, 8 %, 10 %), Trusti 5 % nga secila anë, dhe puna primare veç sekondares. Del CSV-ja për bankën dhe lista për ATK.

Arka

Tërheqjet nga banka minus faturat e paguara kesh minus deponimet. Përgjigjja e vetme që i duhet pronarit gjatë ditës: sa kesh duhet tërhequr. Punon edhe me dy llogari bankare.

Barazimi bankar

Importo pasqyrën e bankës — CSV ose PDF — dhe pagesat lidhen vetë me faturat, pagat, tatimet dhe pensionin. Ç'ka mbetet pa lidhje tregohet veç, e nuk fshihet.

TVSH-ja

Pozicioni i periudhës me kredinë e bartur nga muajt e kaluar, dhe trajtimi i secilës faturë blerjeje veç — përfshirë blerjet pa të drejtë zbritjeje.

Faturat për klientë

Fatura me orë, me reverse-charge për klientë jashtë Kosovës, me IBAN-in dhe kushtet e tua. Shabllon i vetëm, i njëjti çdo muaj.

Çmimi

Tri nivele. Dy me çmim në faqe.

Çmimi varet nga sa përdorues kyçen — jo nga sa punëtorë ke në listë. Punëtorët nuk kufizohen në asnjë nivel.

Fillestar

10 €/muaj

Deri në 5 llogari që kyçen.

  • Punëtorë në listë: pa kufi
  • Paga, fatura, arkë, TVSH, barazim bankar
  • Eksport CSV kurdo
Çka përfshihet

Premium

Me kërkesë

Zyra kontabiliteti dhe kompani me kërkesa të veta.

  • Gjithçka e nivelit Ekip
  • Shumë kompani nën një llogari, ndërrim me një klikim
  • Integrime sipas kërkesës – lidhje me sistemin që e mban orarin, prezencën ose të dhënat e tua
  • Veçori të ndërtuara për rrjedhën tuaj të punës
Bisedojmë

Faturohet mujor me faturë bankare — pa kartelë krediti. Të dhënat i merr me vete kurdo, me eksport CSV, pa kërkuar leje.

Pyetjet

Pyetjet që bëhen para se të regjistrohesh

A i zëvendëson kontabilistin?

Jo, dhe nuk premtohet. Deklaratat i dorëzon kontabilisti ose ti; programi i mban të dhënat të rregulluara dhe i nxjerr shifrat që i duhen — lista e pagave, CSV-ja për bankën, pozicioni i TVSH-së. Kontabilisti punon më shpejt kur të dhënat vijnë të gatshme.

Sa punëtorë mund të mbaj në listë?

Sa të duash. Numri i punëtorëve nuk kufizohet dhe nuk e ndryshon çmimin. Ajo që numërohet është sa llogari kyçen në program.

A duhet të instaloj gjë?

Nuk duhet. Punon në shfletues, në kompjuter. Aplikacioni për telefon — për fotografimin e faturave, arkën dhe kalkulatorin e pagës — është ndërtuar dhe vjen në App Store dhe Google Play; nuk është ende i botuar.

Ku ruhen të dhënat e punëtorëve?

Në një server në Evropë, të cilin e kontrollojmë ne, në databazë të ndarë për kompani. Leximi i faturave bëhet lokalisht në atë server — fotografia e faturës nuk dërgohet te shërbime të jashtme të OCR-së. Detajet janë te politika e privatësisë.

A mund t'i marr të dhënat dhe të iki?

Kurdo. Eksport CSV për pagat, faturat, shpenzimet dhe listën e ATK-së. Nuk kërkohet leje dhe nuk ka afat.

A mund ta ndajmë një llogari mes shumë vetave?

Një llogari është për një person, e nuk shpërndahet nëpër dhjetë telefona. Kjo mbron të dhënat: sesionet e pajisjeve shihen dhe revokohen nga cilësimet, kështu një telefon i humbur nuk mbetet i kyçur. Secili anëtar merr llogarinë e vet — dhe kaq llogari numërohen për çmimin.

Provo me faturat e muajit që kaloi

Regjistrohu, fotografo tri fatura dhe fut pagat e një muaji. Në gjysmë ore e din a i bën punë.